Kohët e fundit është aluduar për një lidhje dashurie mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës, por asgjë nuk është pranuar nga të dyja palët.

E ftuar në emisionin “Fun Day” të moderatores Fatma Methasani në “In” Tv, pas insitimit të shpeshtë të moderatores simpatike, Ronela ka thënë vetëm kaq, “Me Young Zerkën jemi vetëm shokë, por si dihet në të ardhmen edhe mund të martohemi”.

Kënga e fundit e këngëtares simpatike  “A do si kjo” po ecën shumë mirë dhe i ka kaluar tashmë 1 milion klikim.