Ilir Meta, kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sapo ka filluar një takim me ekspertët ligjorë dhe deputetët e forcës së tij politike, për të vendosur qëndrimin që do të mbajnë nesër, gjatë punimeve të komisionit të posaçëm kuvendor për reformën në drejtësi.

Në mbledhje me kryeparlamentarin Meta kanë hyrë ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ish-ministri i drejtësisë Nasip Naço, si edhe deputetët Spartak Braho dhe Petrit Vasili.