Ministri i punëve të brendshme Saimir Tahiri ka kërkuar sot përfundimin sa më shpejt të reformës në sistemin e drejtësisë, pasi sistemi aktual dëmton punën e Policisë së Shtetit.
“Jeni dëshmitarë të ngjarjeve të përsëritura, me njerëz që kanë rekorde kriminale të përsëritura, që në vlerësimin tonë duhet të ishin duke vuajtur dënimin, siç ndodh në çdo vend të botës, – tha ministri Tahiri. – Një njeri që kryen një ngjarje kriminale nuk mund të gjendet i lirë pas dy vitesh, e të përsërisë të njëjtat ngjarje kriminale. Kjo që ndodh është dëshmia më e fortë si reforma në drejtësi duhet të adresojë pikërisht këto çeshtje.”
Minsitri i punëve të brendshme Tahiri i bëri këto komente, teksa merrte pjesë në analizën vjetore të punës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Qarkun e Vlorës.