Pas takimit dje në mbrëmje në vilën qeveritare, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta janë takuar sërish sot.

Dy drejtuesit e koalicionit qeverisës ndodhen në takim në Kryesinë e Kuvendit dhe mendohet se tema e diskutimit është reforma në drejtësi.

Gjatë ditës së djeshme, Rama dhe Meta patën takime intensive me ambasadorë e politikanë për reformën, ndërsa në mbrëmje, Rama dhe Meta u takuan në vilën qeveritare 30 pas dështimit të takimit të tyre gjatë paradites.