Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmë 3 foto të qenit antiminë të Gardës së Shqipërisë. Qeni ndodhej në ambientet e televizionit “News 24”, i cili shoqëronte kryeministrin Edi Rama, pasi ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hpaur”.

Bëhet fjalë për pastorin gjerman të quajtur Reksi, qeni i cili dikur ka shoqëruar edhe ish-kryeministrin Berisha.

Sipas asaj që shkruan Hoxha në Facebook, kur Berisha ftohej në studiot e televizionit, vishej me antiplumb, ndërsa Rama thjesht udhëton me makinë të blinduar.