Në një dalje për mediat, Presidenti Ilir Meta ka komentuar këtë të enjte ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Meta ironizoi veprimin e kryetarit të qeverisë dhe tha se ftesa e tij është e sinqertë siç ishte ftesa e 17 majit.

“Ftesa e Ramës është shumë e sinqertë siç ishte ftesa e 17 majit. Përgjigja ime parim është kjo, ka moral, ka legjitimitet, çdo koalicion para zgjedhjeve. Duan që ta bëjnë që të treja, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurt do i mundë Bojkeni dhe i vetëm”, tha Meta.