Gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” Artan Hoxha, publikoi dje në emisionin “Opinion”përgjime të prokurorisë për një biznesmen të fuqishëm dhe lidhjet e tij me politikanë. Artan Hoxha lexoi një SMS që i kish ardhur këtij biznesmeni nga numri i telefonit xxx xx 31 701 me tekst:

 

 

“Më duhen patjetër 200 mijë!”

Gazetari Hoxha tha se SMS-ja u dërgua pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe shprehu habinë që pas 1 vit e gjysmë përgjimi të përditshëm, hetimet për këtë biznesmen dhe shumën e kërkuar nga politikani, u mbyllën.

Ndërsa Fevizu e pyet: A është dosja e Ismailajt?, duke shtuar se ajo dosje është 8 mijë faqe, Hoxha nuk e pohon por as nuk e mohon se bëhet fjalë pikërisht për këtë dosje. Ish administratori i DIA, Kastriot Ismailaj është në burg dhe akuzohet për mashtrim.

Menjëherë sapo përmendi numrin e telefonit, Artan Hoxha u përball me reagimin alarmant të Eni Çobanit, e cila kërkoi mospublikimin e këtyre fakteve duke thënë: S’keni respekt për privatësinë dhe ligjin!