Kuvendi pritet të miratojë një ligj të veçantë, që do të mundësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit. Ministri i punëve të brendshme Saimir Tahiri dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati kanë prezantuar këtë nismë ligjore.

Ministri Tahiri ka theksuar se miratimi i ligjit dhe fillimi i këtij proçesi ka si qëllim “për t’i dhënë fund njëherë e mirë errësirës së informacionit, por mbi të gjitha mungesës së shërbimit për të gjithë ata shqiptarë që kanë ndërtuar jetën e tyre, me familjet e tyre, jashtë Shqipërisë.” Ndërkohë, ministri Bushati theksoi se “është një nisëm mjaft e rëndësishme, jo thjesht për evidentimin e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, por mbi të gjitha është tregues i qartë i vullnetit politik që ka qeveria jonë, mazhoranca jonë, për t’i kthyer mbrapsht borxhin që ka Shqipëria ndaj shtetaseve të vet që kanë kontribuuar për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit gjatë këtyre 25 vjetëve.”