Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se detyrimi i shtetit shqiptar ndaj biznesmenit Francesco Becchetti është vetëm fillimi.
Kreu i shtetit shkruan në Facebook se zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.
Sipas Metës, janë edhe 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim, prandaj 25 prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë shpërdoruesit e parave.
POSTIMI I PLOTË
Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.
Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.
Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.
Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve
Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Është një grabitje e të…
Posted by Ilir Meta on Thursday, April 15, 2021





