Tryeza e ekspertëve të nivelit të lartë është mbledhur paraditen e sotme për reformën në drejtësi, ku janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Takimi vjen një ditë pas arritjes së dakordësisë mes palëve, me ndërhyrjen e përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe SHBA-së në Shqipëri.
Në tryezë do të diskutohet drafti që do t’i çohet Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.