Kryeministri Rama ka publikuar një video në “Facebook”, të bërë gjatë vizitës së tij dje në Sukthin e përmbytur. Në video është një banor i zonës, i cili po komunikon me kryeministrin dhe ministrin Tahiri mbi problematikat që ka vendi që sjellin si rrjedhojë dhe përmbytjen e zonave të ndryshme. 

Por me sa duket, banori po u jep leksione Ramës dhe Tahirit se si bëhet shteti, i cili në fakt nis duke kritikuar punën e qeverisë së mëparshme dhe thotë se e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e shkatërrimit të infrastrukturës që pas viteve ’90. Banori ia “thotë” shumë për këto lloj situatash pasi me sa duket e ka parashikuar kohë më parë se diçka e tillë do të ndodhte.“Unë e kam hapur gojën sa e sa herë, kam thënë medet ç'do na gjejë ne ”, thotë banori.

Ndërsa Rama, mënyrën se si e shtron problemin banori në fjalë, e cilëson kështu:

“Një dëshmi e thjeshtë e urtësisë popullore për hakmarrjen e natyrës ndaj barbarive njëzetvjeçare me pyjet, lumenjtë, sistemet e mbrojtjes nga uji dhe kanaleve kulluese, në mungesë të ligjit e të shtetit…”

Shihni videon më poshtë: