Fifi festoi ditëlindjen më 31 mars dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja mori shumë urime dhe surpriza por ndjekësit vunë re që mungonte urimi i Luana Vjollcës në Instastory-n e këngëtares.

Për këtë arsye, të gjithë nisën të aludonin se mes vajzave ka diçka që nuk shkon. Fifi u ka dhënë një përgjigje të gjithëve dje dhe ka treguar se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë dhe se vazhdojnë të jenë po aq të afërta sa ç’kanë qenë.

“A flet me Luanën, sepse në ditëlindjen tënde nuk pamë urim nga ajo?”, e pyeti një ndjekëse gjatë bisedës virtuale që Fifi bëri mbrëmjen e djeshme.

“E kam marrë urimin privat… ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, u përgjigj artistja, duke etiketuar moderatoren dhe duke e shoqëruar shkrimin me një zemër në ngjyrë vjollcë.

Këtë përgjigje, Luana e ka ri-publikuar në llogarinë e saj në Instagram, mbi të cilën shkroi: “Fifi im”.