Sapo ka mbërritur nga vizita 3-ditore në Majemi, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Sukthit, për të inspektuar situatën katastrofike, ku qindra banesa e mijëra hektarë tokë janë përmbytur si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati.

Rama është informuar nga drejtori i Emergjencave Civile për punën dhe masat e marra.

“Mobilizimi dhe efektiviteti maksimal. Këto janë fatura nga ndërtimet dhe projektet kuturu”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, mesohet se edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Sukth.