Ardian Kokomani, kreu i bashkisë së Shijakut, në një prononcim për "DurrësLajm" tha se në një situatë të tillë, të pandodhur më parë, prioritet u konsiderua shpëtimi i jetëve njerëzore.

"Kemi punuar deri në mëngjes me ushtrinë dhe kemi evakuuar 40 familje nga Shijaku. Shumë të tjera nga fshatrat, pasi uji ka shkuar deri në tre metra lartësi prej daljes së lumit Erzen nga shtrati. Banesat njëkatëshe janë zhdukur nga harta. Uji ka mbërritur në katin e dytë të banesave. Situata është katastrofike. Po qëndrojmë në gatishmëri për çdo të papritur, dhe banorëve për t'i strehuar nëse nuk kanë ku të shkojnë", tha Kokomani.

Katastofike konsiderohet situata nga banorët, ndërsa tërheqja e ujit është shumë e ngadaltë.  

K.H.