Një tifoz i skuadrës së Lakers ka fituar dje 95 mijë dollarë, pasi ka realizuar një kosh nga mesi i fushës. Në pushimin e ndeshjes midis Lakers dhe Phoenix, nisi gara e fansave të NBA-së për të realizuar koshin nga gjysma e fushës.

Dhe në fund të saj, një tifoz i ekipit kalifornian arriti ta fusë topin në koshi, duke shpërthyer nga gëzimi… jo vetëm për koshin spektakolar të realizuar, por edhe për çmimin e fituar. Një tifoz i Lakers që pas ndeshjes u kthye i lumtur në shtëpi, me një çek prej 95 mijë dollarësh.