Nuk ka zgjedhur resort me borë për ski, por një ishull tropikal ku dielli shkëlqen 365 ditët e vitit. Ky është Presidenti i FSHF, Armand Duka i cili ka braktisur të ftohtin e Shqipërisë duke shkuar me familjen në një ndër ishujt më të lakmuar nga turistët, transmeton balkanweb.
Duka po pushon në ishullin ekzotik Mauritius, në Oqeanin Indian, në resortin “Blue Bay Mauritius”. Kreu i FSHF-së i ka postuar fotot e pushimeve luksoze në Instagram.
Sic shihet dhe ne foto, Duka duket i kënaqur që u është larguar debateve mbi trajnerin e kombëtares dhe po mbledh fuqitë për debatet e reja që do nisin mbi europianin ku do të luajë dhe Shqipëria.





