Lajmi i dalë në portalet online se kryeministri Rama është nisur drejt SHBA-së, e konkretisht për në Majemi, ka shqetësuar vetë shefin e qeverisë aq sa zyra e shtypit ka dalë me një njoftim zyrtar, duke hedhur poshtë çdo “spekulim”, siç e quajnë.
“Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”, është njoftimi i zyrës së shtypit. Me pak fjalë, pushimet dhe qejfi shikohen shumë ndryshe nga këshilltarët e kryeministrit…





