Megjithëse u mundua të qëndronte në hije gjatë kësaj fushate elektorale, Vangjush Dako është shfaqur thuajse në çdo takim gjatë javës së fundit.
Pas pranisë në takimin në zonën e ish-Kënetës, i mbajtur ditën kur dy ish-zyrtarë të PS u shfaqën krah Bashës, Dako ka qenë i pranishëm në një takim në zemër të Durrësit, në lagjen nr.1.
Madje ai ka marrë fjalën para të pranishmëve, ashtu siç bëri pak ditë më parë në takimin elektoral të të premtes së kaluar.
Pas drejtimit të të gjitha fushatave elektorale gjatë viteve të fundit, Dako për herë të parë u mënjanua, ndërsa drejtues politik u caktua ish-krahu i tij i djathtë në bashki, Adrian Çela.





