Në Twitter u shpërnda me shpejtësi lajmi për vdekjen e aktorit Robert Redford, që nisi të pushtonte të gjithë rrjetet sociale. Por menjëherë erdhi përgënjeshtrimi i agjentit të tij. “Është gjallë dhe në jetë. Është mirë dhe vetëm po trajtohet nga “ky thashethem i shëmtuar”.
I pari që e publikoi këtë lajm ishte një profil “Sky Breaking News”, sipas të cilit aktori ndërroi jetë pas rrëzimit nga një makinë golfi në Santa Monica në Kaliforni.
Pas daljes së lajmit ishin të shumtë që reaguan në rrjetet sociale. “Është një budallallëk”, tha agjenti Cindi Berger duke shtuar se aktori është shëndoshë e mirë në shtëpi. Redford nuk ka faqe në Twitter apo Instagram dhe deri tani nuk ka folur vetë për ngjarjen.





