Gjatë takimit me banorë të fshatit Shkallë në Njësinë Administrative Manëz, kandidati socialist, Lefter Koka, u ndal në prioritetin e qeverisë për zhvillimin e sektorit bujqësor, si një ndër sektorët që kjo qeveri i ka kushtuar rëndësi të madhe në investime dhe ndihmë për fermerët.
“Produktet bujqësore shqiptare janë eksportuar në 82 vende të botës gjatë vitit që lamë pas, ndërsa plani i qeverisë për mandatin e tretë është që të rrisim eksportet e produkteve bujqësore, nga 400 milionë dollarë në vitin 2020, në 1.2 miliard dollarë në vitin 2025”, bëri të ditur Koka, gjatë fjalës së tij.
Interesit të banorëve mbi vijimësinë e investimeve në këtë sektor, Koka u theksoi se edhe në mandatin e ardhshëm, do t’i kushtohet rëndësi e madhe këtij sektori, për të stimuluar zhvillimin e mëtejshëm në bujqësi, që ka një impakt të madh në ekonominë e vendit.
“Besoj të gjithë jeni koshientë se dikur, shërbimet online ishin të panjohura masivisht nga qytetarët; ndërsa tani, pavarësisht ku jeton, mund të aksesosh plot 1207 shërbime elektronike në e-Albania. Plani ynë i veprimit për vitet e ardhshme, do të garantojë një vend më të drejtë, një ekonomi më të zhvilluar, një të ardhme më të sigurtë. Tani që kemi investuar kaq shumë në trajnimin e administratës, në infrastrukturë, në digjitalizim, në rrjete të sigurta e përmirësim sistemesh që ndërveprojnë me njëri-tjetrin, nuk mund të rrezikojmë të kthehemi te radhët dhe korrupsioni. e-Albania është investimi më i madh teknologjik, mbështetur fuqimisht nga vizioni i kryeministrit Rama dhe besimi i tij i vazhdueshëm për gjithë procesin e digjitalizimit,”, vijoi më tej kandidati Lefter Koka.
Lefter Koka: Vizioni ynë për mbështetjen e sektorit bujqësor mbetet prioritet (FOTO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Edhe në Bangladesh nuk është kështu!” Qytetari nga Durrësi: Jemi ankuar, por na thonë do t’i vendosim LED (FOTO)
Ish-lojtari i kombëtares angleze i arrestuar në Londër në prill, rrezikon 5 vjet burg
15-vjeçari nga Durrësi aksidentohet me fishekzjarr në shtëpi, dërgohet me urgjencë tek Trauma
U dogjën 8 autobusë që ishin jashtë funksionit, policia e Durrësit zbulon çfarë e shkaktoi zjarrin





