Rikthehet sërish gripi i derrave. Në Iran raportohen se qe prej muajit nëntor kanë vdekur 212 persona, ndërsa rreth 2 mijë të tjerë janë identifikuar si bartës të virusit H1N1.
Autoritetet vendase thonë se rastet e vdekjeve janë identifikuar kryesisht në pjesën juglindore të Iranit, por ekziston frika që epidemia të përhapet edhe në Teheran dhe vende të tjera të botës.
Gripi i derrave është shfaqur në periudha të ndryshme edhe në vendin tonë, por pa pasoja në njerëz.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e këtij virusi në muajt e ardhshëm.