Në ditët e fundit të vitit kryeministri Rama shpërndan ministrat. Ai i ka urdhëruar që të shkojnë në institucione të ndryshme, kryesisht tek fëmijët e të moshuarit. Vetë Rama vizitoi Qendrën e Fëmijëve me aftësi te Kufizuar në Durrës. Në fjalën pas vizitës kryeministri tha se lufta ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar është një nga objektivat e qeverisë. “Uroj që viti i ardhshëm t’u sjellë më shumë gëzim dhe t’ju sjellë më shumë energji pozitive për të luftuar së bashku me ne për të kapërcyer pengesat”, ishte urimi i Ramës për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Dako.

Ja ku shkuan anëtarët e kabinetit qeveritar:

Zëvendëskryeministri Peleshi ishte në Korçë, në Shtëpinë e Foshnjës

Ministri i Mjedisit Lefter Koka në Qendrën ditore për Personat me aftësi të Kufizuar në Korçë

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri takoi fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte tek të moshuarit në Fier.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ishte në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë

Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, në Qendrën Zhvillimore për Fëmijë në Vlorë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte në Shkodër, në shtëpinë e të moshuarve

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto në qendrën e kujdesit social në fshatin SOS.

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ishte mes të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë.