Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehu sot dhimbjen për vdekjen e foshnjës sot në Tiranë. Sipas tij, janë dy foshnje dhe një grua që vdiqën nga I ftohti. “Nuk duhet të hapet asnjë varr më për foshnjët, por për qeverinë hajdute”.

Ja deklarata e plotë e Bashës:

Melisa Mehmeti, nje foshnje 3 muajshe ka vdekur ne gjume prej te ftohtit sot ne mengjes ne Shkoze te Tiranes. Nuk ka fjale qe mund te ngushellojne dhimbjen qe shkakton ky lajm i kobshem. Ne harkun e pak diteve dy foshnje dhe nje grua vdiqen nga i ftohti. Asnje reagim, asnje ngushellim, asnje mase nga kokoshi i Surrelit e as nga kastraveci i Tiranes. Mosreagimi i tyre eshte vetekallezimi i kesaj qeverie kriminalisht te papergjegjshme. Eshte epitafi i Rilindjes se Hajduteve qe erdhi me premtime te medha por qe vetem vjedh, mashtron dhe neperkemb qytetaret e ketij vendi. Nuk duhet te hapet me asnje varr per foshnje qe vdesin se ftohti. Ka ardhur koha te varrosim kermen e hajduteve qe i thote vetes qeveri. Koha nuk pret.