Kreut i Departamentit të Sigurisë e Rendit Publik në PD, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për shtyp ka thënë se aksidentet rrugore janë shtuar në vitin 2015 duke iu referuar të dhënave të INSTAT. Alibeaj akuzon qeverisjen për këtë situatë të krijuar.
“Shqipëria bëhet përditë më e pasigurtë! INSTAT raporton se aksidentet rrugore në 2015 u rritën me 15.8 %. Numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2 %. Në 3 muaj të 2015 u kryen 586 aksidente rrugore.
“Reforma” e burgosjes së shqiptarve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria Rama Meta njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: ndëshkimin e shqiptarëve.
Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve. Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit”, shprehet ai në deklaratën e tij.