Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte sot bashkë me bashkëshorten e tij në Kishën e re Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, në Tiranë, me rastin e ditës së Krishtlindjeve.
Por fotografët e LSA kanë arritur të fiksojnë në aparat momentet kur jashtë Kishës, Meta është parë afër deputetit të PD-së, Genc Pollo, shkruan Panorama.
Nga ajo që shihet në foto duket që në krahë të Pollos qëndron dikush tjetër, të cilit Meta i ka dhënë dorën, por pa e kthyer kokën nga Pollo. Ndërsa ky i fundit duket se ka një mimikë të qeshur. Nuk dihet nëse Pollo ka folur me Metën, por ajo që mund të thuash është se një përshëndetje miqësore mes tyre ka pasur, kjo për shkak se kryeparlamentari Ilir Meta ka shfaqur gjithnjë një diskurs pozitiv në raport me opozitën.
Gjatë vizitës sot në Kishën Ortodokse ka pasur edhe deputetë të tjerë demokratë që janë takuar me Kryepeshkopin, Anastas Janullatos.