Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka kryer vizita në kishën ortodokse dhe atë katolike në Durrës ku ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Pasi ka kryer vizitat e rastit në këto kisha, kryebashkiaku ka dhënë urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë si dhe të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë:
“Në këtë ditë të shënuar dëshiroj t'i shpreh të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e Krishtlindjeve: Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet, i uroj të gjithëve shëndet, mbarësi, ditë të bardha e Krishtlindje të gëzuara. Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia”, uroi kryebashkiaku i Durrësit.
Në këto vizita, Dako shoqërohej edhe nga kryetari i Qarkut Alfred Mullaraj, prefekti Roland Xhelilaj si dhe personalitete të tjerë, të cilët përcollën urimet e tyre drejtuar gjithë shqiptarëve.