Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri feston sot 32-vjetorin e lindjes.
Në orët e para të ditës së sotme, partneri i saj, DJ Geek e ka surprizuar këngëtaren me disa fishekzjarrë dhe tortë në oborrin e shtëpisë.
Dafi e ka falenderuar DJ Geek duke publikuar disa momente në Instagram nga surpriza e bukur që ajo mori.
“Faleminderit i dashur për befasinë”, ka shkruar ajo.
Nga ana tjetër, partneri i Dafinës ka publikuar dhe disa foto tjera në rrjetet sociale me këngëtaren, ndërsa shkruan: “Urime ditëlindjen e dashur.”





