Donald Lu është ndalur sërish pasditen e sotme në reformën e Drejtësisë. Duke folur në një aktivitet në Hotel Tirana, ambasadori amerikan tha se të pushtetshmit do të humbasin paratë e pista, e do të përfundojnë në burg.

“Njerëzit e pushtetshëm kanë frikë nga kjo reformë. Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg”, tha ambasadori Lu. Ndër të tjera ai shtoi se duhet të gjendet një mënyrë që atyre ‘t’u prishen pushimet’.