Nga Gjergj Erebara

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani gjatë vitit 2015 arriti në gati 53 mijë vetë në nëntor të këtij viti, me 3 mijë aplikant të shtuar vetëm gjatë muajit nëntor, bëhet e ditur nga statistikat mujore të publikuara nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë.

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve gjermane për të bindur shqiptarët se kërkimi i azilit politik nuk ndihmon për emigrantët në këtë vend, të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm shqiptarësh vijojnë të besojnë te ëndrra gjermane.

Emigrimi nga Shqipëria nisi këtë herë në masë në janar 2015, kur 1,648 vetë nga Shqipëria aplikuan për azil në Gjermani me besimin se do të mund të emigronin. Në mars kërkesat u shtuan në mënyrë dramatike ndërsa në prill, qeveria gjermane dhe ajo shqiptare bënë përpjekjet e para për të bindur shqiptarët për të mos apikuar.

Vala e emigracionit nga Shqipëria shënoi kulmin në gusht me 8300 apikime, para se të fillonte të ulej.

Në shtator qeveria gjermane organizoi disa kthime demostative të aplikantëve të refuzuar, por numri i të kthyerve mbeti serish shumë më i ulët se sa numri i largimeve.

Aktualisht nuk është e qartë se sa prej azilkërkuesve janë kthyer në atdhe pas aventuarës gjermane, por numri i lartë i largimeve dyshohet se sakaq ka shkaktuar rënie të konsiderueshme të importeve të konsumit në Shqipëri. Të 53 mijë të larguarit përbëjnë afersisht 1.8 përqind të popullsisë në vend.

Kosova pati një eksperiencë edhe më dramatike se sa Shqipëria. Për shkak se kosovarërt nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, udhëtimi i tyre drejt Gjermanisë kaloi përmes vuajtjeve të stermëdha ku familje të tëra udhëtuan drejt Serbisë së veriut me autobuzë dhe kapërcyen kufirin me Hungarinë më këmbë para se të mund të merrnin një tren apo makinë nga Hungaria për në Gjermani.

Vala e madhe e emigrantëve të kosovarëve drejt Gjermanisë nisi në fund të viti të kaluar dhe shënoi kulmin në mars 2015 kur brenda një muaji, gati 12 mijë vetë hynë ilegalisht në zonën Shengën për t’i regjistruar si azilkërkues. Në total, statistikat gjermane se nga janari deri në dhjetor të këtij viti, 36 mijë kosovarë, afërsisht 2.1 për qind e të gjithë popullsisë së vendit shkoi në Gjermani.

Edhe vendet e tijera të rajonit u përballën më një valë të tillë migratore por në përmasa më të vogla. Gjatë përiudhës janar- nëntor, në Gjermani u regjistruan si azilkërkues 26 mijë serbë nga një popullsi prej 7.1 milionë banorësh ndërsa nga Maqedoni ikën afro 14 mijë vetë nga një popullsi prej 2 milionë banorësh.

Gjermani këtë vit, duke u renditur vetëm pas Sirisë, vendi që aktualisht gjendet prej pesë vitesh në luftë të përgjakshme civile.

Numri total i të larguarve nga Shqipëria gjatë këtij viti është më i lartë se kaq për shkak se një numër i vogël shqiptarësh kanë kërkuar azil në vende të tjera të BE-së, si Franca, Suedia apo Danimarka, të cilat nuk raportojnë të dhëna të detajuara mujore si Gjermania.

Shkaqet që i çuan shqiptarët e Shqipiërisë dhe Kosovës të emigrojnë në masë mbeten të paqarta. Emigrantët e intervistuar në raste të ndryshme kanë dhënë motive të tilla si: mërzia me vendin dhe mungesa e shpresës për përmirësim të pritshëm në të ardhmen e afërt, formëzimi i bindjes se asgjë nuk ndryshon me ndryshimin e qeverive për shkak se klasat politike janë njëlloj, pakësimi i mundësive për emigrim sezonal në Greqi dhe Itali si pasojë e krizës së thellë ekonomike në këto dy vende apo thjeshtë dëshira për t’ia hedhur sistemit dhe për të marrë përfitime asistence sociale si azilkërkues në Gjermani.

Cialdo qofshin arsyet, emigrimi po pakëson ndjeshëm popullsinë në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë në Ballkan, duke hequr nga ky rajon popullsinë e re dhe vitale dhe duke thelluar vështirësitë ekonomike dhe demografike që janë përpjekur përgjatë 25 viteve të fundit.