Nga: Shpëtim Kodra
Pjesa e parë e diptikut titullohet: “PKSH gjatë Luftës II Botërore. ” Ndërsa pjesa e dytë titullohet :”Sundim pa pushtim” (1945 -1948). U promovua në Durrës vëllimi I. Morën pjesë shkrimtarë, gazetarë dhe intelektualë të njohur. Ndriçimi i historisë konsiderohet një mision fisnik.
Një studim skrupoloz, i plotë, i thelluar, i bazuar në në fakte, dokumente, dëshmi, burime arkivore, shqiptare e të huaja, si dhe në vepra të historianëve të njohur. Libri ui parë “PKSH gjatë Luftës së Dytë Botërore (nëntor 1941 – nëntor 1944). Rrënjët e diktaturës në Shqipëri”. . Nga leximi i librit, bindesh që edhe për autorin, “nga të gjitha punët mendore, historia është më e rëndësishmja.” Rishkrimi i historisë shkencore të Shqipërisë, veçanërisht për këtë periudhë, sa të rëndësishme, aq dhe problematike, mbetet një imperativ. Kadare:”Kur një diktaturë bie, e para që gjykohet, pas krimeve, është historia që i ka shkruar ajo vetes…Por mënyra si po largohemi nga komunizmi, favorizon amnezinë e krimeve dhe amnistinë e kriminelëve.” Parlamentit i takon të dënojë krimet, në bazë të rezolutave të BE-së, ku aspirojmë të anëtarësohemi. Si shembull: vlen Gjermania, e cila i ka dënuar krimet e nazizmit edhe të komunizmit. Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i takon ta rishkruajë historinë shkencore të gjithëpranuar. U takon personaliteteve shkencore, historianëve pa parti, ta kryejnë këtë detyrë, që duket mjaft e vështirë, edhe pse arkivat tona janë hapur. Janë hapur dhe arkivat italiane e turke, por jo ato serbe dhe greke.
Librat voluminozë të Luan Dodes rrëzojnë mitet e rreme për “luftën më të lavdishme në histori dhe për komandantin legjendar.Ato.” Por mitet rrojnë aq, sa rrojnë vetë diktatorët. Historia është një shkencë në evolucion, në raport me zhvillimin e dijeve dhe shfrytëzimin e arkivave. Një popull s`mund të jetë i lirë, nëse s`njeh historinë e tij të vërtetë. Edhe përkushtimi i Dodes në synimin ndaj të vërtetës, i shërben misionit që “pa një histori shkencore, s`ka identitet e dinjitet kombëtar.” Nga gjithë ai informacioniinformacion i detajuar, që sjell autori, po sjellevidentoj vetëm disa nga ngjarjet dhe faktet më të rëndësishme, pasi për një informim sigurisht më të plotë, duhen lexuar librat e L.Dodes, përgatitur me një përkushtim e vullnet të rrallë. Një monografi e plotë mbi historinë e ngritjes dhe veprimtarisë së PKSH, në periudhën e parë të jetës së vet.
Autori vë në dukje që Kominterni (Internacinalja Komuniste) u ngrit nga Lenini më 2 mars 1919 e u drejtua më pas edhe nga Stalini, për përkrahjen e qeverisë sovjetike, për përhapjen e partive komuniste dhe të idesë së Revolucionit proletar botëror. Ambicia për të formuar Federatën Ballkanike, të udhëhequr nga Jugosllavia, synonte eliminimin e pavarësisësë së Shqipërisë dhe zhvleftësimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje. Ndërsa Kominterni konceptohej si degë e PK(B)Ruse, si shtatmadhoria e ushtrisë proletare botërore. Kominterni vazhdimisht është orvatur pa sukses, për ngritjen e një partie komuniste në Shqipëri. Që në shkurt 1921 Kolarov vinte në dukje nevojën e ngritjes së PK në Shqipëri. Më 28 gusht 1927, studentët shqiptarë formuan grupin komunist shqiptar. Në 10- vjetorin e Revolucionit të Tetorit në Moskë, mori pjesë edhe Fan Noli, të cilit Faik Konica i drejtohej me ironi: Peshkop i kuq! Me 25 korrik 1928 Gj.Dimitrovi ka deklaruar:”I vetmi vend ballkanik, pa parti komuniste, është Shqipëria”. Në fillim të vitit 1939 Kominterni vendosi që, për ngritjen e PK në Shqipëri, të ndihmonte PK Italiane, por, pasi Italia pushtoi Shqipërinë, këtë detyrë ia ngarkoi PKJ. Historiani zyrtar Ii PKJ e i Titos, Vladimir Dedijer dhe D.Mugosha shkruajnë se “nga mesi i vitit 1939, KQ i PKJ, vendosi të ndihmojë komunistët shqiptarë, për ngritjen e PKSH”. Për këtë qëllim, Titoja ngarkoi Miladin Popoviçin dhe Ali Shukriun, i cili u zëvendësua nga D.Mugosha. Në tetor 1940 në Zagreb PKJ vendosi “për të mos pranuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, që në fakt e kish realizuar më 1939 Italia fashiste. Fillimisht, Popoviçi hyri në lidhje me Grupin Komunist të Shkodrës, nëpërmjet F.Hoxhës e E.Durakut..
D.Mugosha e F.Hoxha erdhën në Shqipëri në fillim të shtatorit 1941.Takuan T.Jakovën, V.Shanton, K.Themelkon, Q.Stafën. Me 11 tetor 1941 A.Lula e M.Gjinishi, liruan nga burgu M.Popoviçin. D.Mugosha e M.Popoviçi u mveshën me autoritetin e dyfishtë të Kominternit dhe të PKJ. V.Shanto:”Ardhja e dy shokëve jugosllavë arriti më në fund formimin e PKSH”. Fatkeqësisht PKSH funksionoi si degëzim i PKJ. Mbledhja themeluese u drejtua nga dy instruktorët e PKJ, sipas udhëzimeve të Kominternit. E.Hoxha:”Unë isha vetëm një simpatizant. Kur u formua PKSH, unë u gjenda në PKSH, ku hyra me propozimin e Koço Tashkos.” Në Mbledhjen Themeluese të PKSH E.Hoxha nuk u zgjodh as kryetar, as sekretar. Aty nuk u përmend Kosova. Aty nuk u zgjodh një kryetar, apo sekretar i parë i KQ. U injorua e drejta e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Nuk u fol për luftën e klasave, as për diktatutën e proletariatit. Sipas E.Hoxhës, M.Popoviçi u vu në rolin e arbitrit që caktoi detyrat e anëtarëve të KQ.” Në historinë zyrtare të PKSH nuk flitet për praninë e dy emisarëve jugosllavë; në fakt ata ishin drejtuesit e vërtetë të mbledhjes. Dokumentet e Mbledhjes Themeluese janë zhdukur. Rezoluta e Mbledhjes, bashkë me vendime të tjera, të nxjerra deri në maj 1942, nga KQ i PKSH, janë dorëzuar nga D.Mugosha në KQ të PKJ. Dedijer i ka botuar integralisht te “Mbi marrëdhëniet shqiptaro -jugosllave (1938 -1949), nxjerrë nga arkivat jugosllave .V.Baruti:”Origjinali i Rezolutës është mbajtur i fshehur.”Si dokument viziv ilustrues për Mbledhjen Themeluese, publikohet tabloja e realizmit socialist (ireale) e piktorit Shaban Hysa, që e paraqet E.Hoxhën si protagonist e me grushtin lart. Nga tabloja vetëm Q.Stafa e V.Shanto njihen. Pjesëmarrësit e tjerë u injoruan, ose u eliminuan.
Blendi Fevziu në librin “Enver Hoxha” shkruan:”Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t`i transformuar ngjarjet, për t`i fshirë, ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë .Ai e shoqëroi trukimin e historisë me eliminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër. E nisi këtë eliminim e trukim shumë herët”. A ngjajnë diktatorët? Aleksandër Dyma` ka shkruar për Ali Pashë Tepelenën:”Duke mos besuar në Zot, duke përçmuar njerëzit, duke dashuruar vetëm veten, duke dyshuar te të gjithë; i pamëshirshëm në hakmarrje, ishte plotësisht i logjikshëm në egoizmin e tij. ”Me një sektarizëm të skajshëm -vëren autori-komunistët injoruan qëndresën nacionaliste, heronjtë e dëshmorët e saj, që luftuan me armë fashizmin, që nga 7 prilli 1939. Historiografia komuniste injoron kontributin e nacionalistëve të shquar patriotë, si: A.Kupi, M.Bajraktari, G.Kryeziu, M.Ujaniku, I.Petrela, S.Butka, A.Ermenji, H.Lepenica, S.Muço, Z.Mezini, Y.Ismaili, G.Jegeni, M.Jegeni etj. Injorohen betejat e përbashkëta. Deri në mesin e vitit 1943, Balli kishte përparësi, prandaj KPNçL, më 18 korrik 1943 i dërgoi ftesë Ballit për të bashkëpunuar e bashkëluftuar. Kurse M.Popoviçi:” është shprehur:”Nuk na duhen neve nacionalistët si M.Bajraktari e A.Kupi, se nesër këta do të jenë armiqtë tanë për pushtet..”Komunistët nuk pranojnë partnerë. Ndërsa, nga 23 gushti 1939, kur u realizua marrëveshja Molotov -Ribentrop në Moskë, deri më 22 qershor 1941, kur nisi sulmi nazist mbi B.S, komunistët i quajtën nazistët aleatë. Lidhur me nacionalistët e shquar patriotë, një shenjë, një synim pozitiv drejt të vërtetës, është kthimi i eshtrave dhe ngritja e bustit të Mid`hat Frashërit, për të cilin E.Rama është shprehur:”Mid`hat Frashëri, bartës i ndershmërisë intelektuale, i dha Shqipërisë gjthçka kishte e gjithçka mundi. U dënua, jo nga një gjykatë, por nga një gjyq i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët, për të poshtëruar të mundurit”. Ndërsa Zai Fundo e braktisi ideologjinë komuniste më 1936, sepse, siç i shkruante ai Fan Nolit, “komunizmi ia kalonte edhe Satanait, për nga ligësitë”. Titoja kish kërkuar që trockisti Fundo dhe përkrahësit e tij të demaskoheshin si armiq. Më 21.9.1944 E.Hoxha nisi këtë letër:”Zain (Llazar)e Fundos ta torturoni gjer në vdekje e pastaj ta pushkatoni.” Më pas do të shprehej që e kish gjykuar e dënuar me vdekje gjyqi partizan. Këto dit në Korçë u vendos busti i Zai Fundos, për të cilin E.Rama u shpreh:”24 karatësh si filozof, ëndërrimtar si poet dhe me mish e me shpirt si aktivist, Zai Fundo i ka lënë Shqipërisë dhe Korçës, jo vetëm vargjet më të ndjera, por edhe jetën si kurban në altarin e lirisë.
PKSH idenë për qëndresën e armatosur filloi ta propogandonte në mars 1942. çeta e parë partizane u ngrit në Kurvelesh me 1.4. 1942. Me 4 maj 1942 Q.Stafën e larguan nga shtëpia e Bije Vokshit, sepse atje shkoi E.Hoxha. Me 5 maj 1942 policia bastisi shtëpinë e komunistit Beqir Minxhozi, ku ishin 5 vetë, ndër të cilët mbeti i vrarë vetëm Qemal Stafa. Koço Tashko do të bënte përgjegjës për vrasjen e tij M.Popoviçin. PKJ i ngriti këshillat nacional -çlirimtare në Jugosllavi, sipas shembullit të sovjetëve. .Prandaj në fillim, edhe në Vlorë e Gjirokastër, u quajtën “sovjete”. Në dhjetor 1942 erdhi B.Jovanoviçi. Për kohët fillestare, E.Hoxha ka thënë:”Në Pezë këshillat ishin formale dhe konsideroheshin si organe të Partisë dhe s`kishin asnjë vlerë. Në konferencën I të vendit të PKSH (17 -22 mars 1943) rezoluta e konferencës nuk është diskutuar, as miratuar, por gjendet në dorëshkrim prej 30 faqesh serbisht..”Lidhur me bilancin e forcave,deri në mesin e vitit 1943, Balli kishte përparësi”-do të deklaronte E.Hoxha në Berat. Popoviçi e kish sinjalizuar Titon se “e tërë Shqipëria ishte e preokupuar për problemin e Shqipërisë së bashkuar”. Konferenca e Mukjes (1-3 gusht 1943). Në marrëveshjen e përkohshme thuhej:1. Luftë kundër zaptuesit fashist. 2.Pranimi i idesë themelore të një Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë.3.Lufta për një Shqipëri indipendente e demokratike.4. çlirimi i Shqipërise së 1913 dhe e drejta për vetëvendosje në viset e tjera, të banuara nga shqiptarët. Pas mbledhjes, E.Hoxha u shpreh:”Ky trakt disaprovohet nga KQ i Partisë e të mos flitet më për të”. Përsëritet mendimi i njohur i Popoviçit:”Shqipëria etnike ishte një tezë, të cilën e mbronin vetëm fashizmi dhe reaksioni.” E.Hoxha:”Të mos e lemë reaksionin të na i marrë frenat nga duart. PK është udhëheqësja e vërtetë.” Luftën civile, të shkaktuar nga komunistët, e kanë pohuar dhe raportuar pothuajse të gjithë oficerët britanikë. Brigada I S u ngrit më 15 gusht 1943. Komandant M.Shehu. Komisar T.Jakova. Zv.komisar D.Mugosha. Misioni britanik shpejt do ta kuptonte se detyra kryesore që iu caktua brigadës, nuk ishte lufta kundër pushtuesve, por ndaj kundërshtarëve politikë, veçanërisht pas fitoreve të aleatëve anglo -amerikanë. Komanda e Shtabit të Përgjithshëm e U.N.çl. nxori urdhrin për krijimin e gjyqeve ushtarake në brigadat partizane e vullnetare. Në konferencën II N.çl (4 -9 shtator 1943) u trajtua në mënyrë të rrumbullakosur çështja e “trojeve shqiptare: ”Të njihet Karta e Atlantikut, në bazë të vetëvendosjes së popujve dhe garancia e madhe për triumfin e këtij principi, është vetë lufta që bëjnë e do të bëjnë Kosova e çamëria, krahpërkrah me popujt jugosllav e grek kundër okupatorëve fashistë. Përsëritej dhe deklarata e njohur për pas çlirimit:”Pasuria private dhe iniciativa private, në industri dhe ekonomi, mbeten të paprekura. Nuk bëhen ndryshime radikale në jetën sociale.” Pas kapitullimit të Italisë më 8.9.1943, Gjermania deklaroi se forcat e saj do të qëndronin në disa pika strategjike. Do të njihte krijimin e një shteti të pavarur e neutral, ku të përfshiheshin edhe Kosova e çamëria. Lidhja II e Prizrenit kërkonte “Shqipërinë etnike, si Mukja. Kuvendi i saj u mbajt më 16 -20 shtator 1943. E.Hoxha më 28 shtator 1943 porositi H.Lleshin me vazhdue luftën e ashpër kundër Kuvendit. Shpallja e Luftës Civile, si rrugë për vendosjen e komunizmit, ka një datë sekrete: 15 shtator 1943. Dhe më 1 tetor 1943, E.Hoxha u drejtonte komiteteve qarkore urdhra për “luftë pa kompromis kundër Ballit” .Ndërsa në Kongresin e Përmetit, Balli do të akuzohej si shkaktar i Luftës Civile. Më 20 tetor 1943 M.Frashëri do të ftonte Frontin N.çl për një mbledhje të përbashkët, brenda 15 ditëve. Nuk mori asnjë përgjigje. B.Fisher:”Anglezët ishin për Mbledhjen e Mukjes, jugosllavët për prishjen e saj”.
Kongresi i Përmetit (24 -28 maj 1944). Qeveria britanike e quajti të paligjshme mbajtjen e kongresit të Përmetit. Por marrëdhëniet e bashkëpunimit vijuan si më parë. Ai ishte kongres i komunistëve dhe simpatizantëve të tyre. U përmend shkarazi se parullat “Shqipëri e madhe” dhe “Shqipëri etnike” i mbante reaksioni në rend të ditës. Në Deklaratën e kongresit thuhej se “përgjegjësia e vëllavrasjes bie mbi Ballin, që ka nxitur e mobilizuar forcat kundër L.N.çl të Shqipërisë e të Jugosllavisë. Lufta e popullit tonë krijon kushtet për një konfederatë ballkanike, ku popujt të kenë të drejta të barabarta. KANç-i ka të drejtë të formojë Komitetin Antifashist Nçl. me atributet e një qeverie të përkohshme popullore. E.Hoxha president (kryeministër, ministër i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare). Komandant i përgjithshëm i ushtrisë partizane e vullnetare n.çl, si dhe Komisar politik. U gradua general kolonel. Në qershor 1944 Titoja i. kërkoi E.Hoxhës dërgimin e dy brigadave në Kosovë, për të dobësuar sukseset politike të Lidhjes II të Prizrenit. Në gusht 1944 erdhi majori sovjetik Ivanov, i cili orientonte PKSH që të dëgjonin instruktorët e rinj jugosllavë V.Stoiniç dhe N.Dizdareviç. Kurse V.Tempo ish i ngarkuar nga Titoja për ngritjen e një shtabi ballkanik. Me 14 shtator 1944 E.Hoxha urdhëroi nisjen e menjëhershme të brigadave III e IV. Komunizmi -internacionalizëm antikombëtar. Nën parullën “bashkim vëllazërim”, në urdhrat ushtarake dhe udhëzimet politike, që pasuan, nuk thuhej asnjë fjalë për të drejtat për vetëvendosje të shqiptarëve. E.Hoxha urdhëronte:”Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët, brenda e jashtë kufijve.” Në Maqedoni, në gusht 1944, udhëheqja komuniste maqedonase kërkoi bashkëpunim me UNçSH, që “të shkatërronin reaksionin vendas, të luftonin gjermanët dhe të forconin vëllazërimin”.Në fillim të shtatorit 1944, pala komuniste maqedonase filloi veprime terrori kundër popullsisë shqiptare në rajonet periferike të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës, Shkupit. Një nga pushkatimet masive pa gjyq, ishte ai i nëntorit 1944 në stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë, ku u pushkatuan 1200 veta. V.Tempo urdhëronte:”Akoma mbani njerëz nëpër kampe? Ata që keni për të pastruar, i qëroni shpejt.” Në operacionet “për shpartallimin e reaksionit shqiptaromadh”, atë kohë ndodhej brigada 18 UNçSH. Më 4 e 18 tetor brigada III dhe V u hodhën në Kosovë, pasi kishin asgjësuar forcat nacionaliste të Kryezinjve e të M.Bajraktarit. U ndeshën edhe me forcat e armatosura të Lidhjes II të Prizrenit. Pas 28 tetorit dy brigadat e UNçSH, së bashku me ato kosovare, luftuan kundër forcave gjermane në tërheqje. Lidhja II e Prizrenit u shpërnda më 17 nëntor 1944. Brigadat 6, 7, 8 e 22 kaluan në Mal të më 28 nëntor 1944. Në shënjestër të OZNA-s u vunë patriotët shqiptarë. Dhuna, genocidi përfshinë dhe Plavën e Gucinë. Një pasqyrë për shqiptarët e Plavë -Gucisë jep S.Ahmeti. Terrorizmi dhe krimet komuniste. Lenin:”Terrori është drejtësia revolucionare e klasës”. çelo Hoxha jep një listë me 265 emra partizanësh, të cilësuar “përgjegjës për krime lufte”. Me 16 tetor 1943, me propozim të M.Shehut dhe miratim të R.çitakut u pushkatuan 149 karabinierë . M.Shehu, komandant e kryetar gjyqi ushtarak, urdhëroi vrasjen e 67 ballistëve të dorëzuar në Matjan të Myzeqesë etj. Në janar 1944, në përroin e Shipskës u zbuluan 185 kufoma ballistësh të masakruar. Në Libohovë 33 persona. Numri i viktimave të Luftës Civile është disa herë më i madh se numri i dëshmorëve. E.Rama:”Lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, shkaktare e së cilës ishte PKSH,drejtuar nga emisarët jugosllavë”. Lufta NçL nuk ishte nacionale, sepse u injorua Shqipëria etnike. Nuk ishte as çlirimtare, sepse solli diktaturën.
Në mars 1944 N.Spiru i shkruan M.Popoviçit: ”Gjatë Operacionit të Dimrit, u shkatërruan brigadat II e III, çetat e Dumresë çermenikës, Martaneshit, Dibrës, Dajtit e Ishmit, ndërsa forcat e Pezës ishin përgjysmuar”. Në prill -shtator 1944 u bë këmbimi i emisarëve jugosllavë. Në prill largohej D.Mugosha. Në fund të gushtit 1944 erdhi misioni i ri me V.Stojniç, N.Dizdareviç e S.Stojaneviç. Në fund të shtatorit u largua M.Popoviçi. Më 31 dhjetor 1943 -2 janar 1944 u mbajt Konferenca e Bujanit. Titoja dhe Tempoja e dënuan Rezolutën e Bujanit si “gabim politik.”
Pas 4 dekadash E.Hoxha do t`i shante “shokët jugosllavë” me lloj -lloj mbiemrash; ata që në kohës e “miqësisë e vëllazërimit” i kish dekoruar: Milutinoviçin, Bllazho Jovanoviçin, Dushan Mugoshën, Miladin Popoviçin, Milovan Gjilasin, Velimir Stoiniçin, Niaz Dizdareviçin. Mbledhja II e KANç (Berat 20 -23 tetor 1944). Velimir Stoiniçi ish porositur nga Titoja që të shpallej sa më parë qeveria provizore në Shqipëri, meqë kushtet ishin krijuar. U miratua edhe “Deklarata mbi të drejtat e qytetarëve”, e sjellë nga Stoiniçi. Ajo përbënte “një hap të sigurt diktature” -vëren autori. Për dokumentet që u paraqitën në mbledhje, V.Stoiniçi, duke u mbajtur si anëtar i KQ të PKSH, pas 5 javësh, deklaronte:”Të gjitha vendimet i kam fomuluar me dorën time.” çlirimi i Korçës dhe i qyteteve të tjera përkoi me një periudhë terrori. Te “Kronikë në gur” Kadare shkruan:”Dita e parë e çlirimit ishte ditë pushkatimesh.” Më 24 janar 1944 Titoja u kishte dërguar Shtabit Madhor të UPJ dhe Shtabit të Përgjithçëm të UNçSH, një Rregullore për gjykatat ushtarake.. Dr.U.Butka shkruan më gjerë mbi masakrat dhe terrorin komunist në Tiranë. Tragjedia nisi më 28 tetor 1944. U arrestuan mbi 400 veta. Vrasje pa gjyq. Plani për çlirimin e Tiranës ish studiuar nga V.Stoiniç e V.Todoroviç. Në Qafën e Krrabës, nga sulmi ajror aleat, gjermanët pësuan 1300 të vdekur. Plenumi II I KQ të PKSH në Berat (23 -27 nëntor 1944)), do të bënte bilancin e fitoreve dhe do të jepte orientimet për pushtetin e ri komunist. Morën pjesë 17 veta. U zhvillua nën mbikëqyrjen e emisarëve jugosllavë Velimir StoiniV.Stojniç e Nijaz N.Dizdareviç. Miladin Popoviçin e kish dëbuar V.Stoiniçi në shtator 1944. Referati i parë “Mbi situatën politike”,i mbajtur nga Sejfulla Malëshova, “është zhdukur”. Ai përmbante kritika të ashpra për Enverin, Miladinin. Në raportin e E.Hoxhës “Vija politike” dhe në atë të K.Xoxes “çështje organizative” nuk përmenden “trojet e lirueme”.Vetëm Kadri Hoxha tha:”Për punën e Kosovës Miladini nuk më priti aspak mirë”.
E.Hoxha:” Direktivat e Kominternit dhe udhëzimet e sh.Tito, ishin për ne fanarët që duhej të na ndritnin. KQ i PKSH ishte identifikuar me Miladinin dhe praktikisht KQ nuk kish. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s`është me ne, që s`mendon si ne; të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, apo edhe anëtarë të Partisë. Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe te Aliu me Lirinë”. S.Malëshova:”Mënjanë e vrasim Mustafa Gjinishin, në anën tjetër e paraqesim si hero para popullit. Terrorizmi në popull, në ushtri e në parti tregon, së pari, dobësinë e vijës sonë politike. Me terror po i zgjidhim të gjitha punët. Kështu duken simptomat e degjenerimit, nga një parti politike në një bandë kriminelësh.” Lidhur me Luftën Civile, E.Hoxha është shprehur:”Parulla “ja me ne, ja kundër nesh ishte në rendin e ditës. Në vend që t`i fusim ata (nacionalistët) në Front, ne i futëm në prehërin e armikut.” Dy instruktorët e rinj të Titos, Stojniç e Dizdareviç, krijuan një terren edhe më të përshtatshëm në politikën “përça e sundo”. Pasi hodhën baltë mbi Popoviçin, Mugoshën dhe mbi veten e tyre, komunistët shqiptarë e gjenin rrugëdaljen te ndihma e të dërguarve të rinj të Titos. Stojniçi bënte presion për vendosje marrëdhëniesh të ngushta me Jugosllavinë, deri në bashkimin me të, prandaj është shprehur:”Ju jeni të vegjël, jeni një kafshatë e mirë për imperializmin. Pa Jugosllavinë, ju nuk mund ta mbani pushtetin.”
Kështu u tradhtuan idealet e LNçL. Në kuadër të luftës kundër pushtuesit, për marrjen e pushtetit, komunistët kaluan përmes terrorizmit dhe luftës së ashpër civile, nën orientimet e PKJ. Më 24 gusht 1944 E:Hoxha urdhëroi divizionin II për kalimin e dy brigadave në zonën e Mirditës e të Lumës. Më pas nuk pati as Shqipëri të lirë, as Shqipëri demokratike. Shqipëria do të kalonte nën varësinë e plotë të Jugosllavisë, duke u vënë nën diktaturën e tipit stalinist. Milovan Gjilasi, një ndër 4 figurat kryesore të PKJ, shkruan:”Në fund të luftës, drejtuesit kryesorë të Shqipërisë e të Jugosllavisë, kishin ndërmend të bashkonin të dy vendet në një shtet të vetëm.” Më 18 nëntor 1944 u mblodh në Berat kryesia e KANç, e cila vendosi që dita e 28 nëntorit, ditë e indipendencës, duhet të festohet me sloganin e çlirimit të Shqipërisë. Me 19 nëntor 1944 E.Hoxha i dërgoi nga Berati një urdhër “konspirativ” korparmatës I, me të cilin porosiste “organizimin e një pritjeje madhështore të qeverisë në Tiranë, në yjësinë e kësaj feste të dyfishtë.” 28 Nëntori mbeti ditë e Pavarësisë dhe e çlirimit deri më 5 dhjetor 1945, kur R.çitaku propozoi datën 29 nëntor, për të mos u errësuar dita e çlirimit nga dita e Pavarësisë. Komunistët që s`e ndajnë pushtetin, e vazhduan luftën civile edhe në vitet 1945 -1946, sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë. Një tjetër mashtrim::28.000 dëshmorë. Në fakt dëshmorë partizanë, të vrarë nga gjermanët 1514., nga gjermano ballistët 275, nga italianët 207; nga ballistë e nacionalistë në luftën civile 1067, nga kosovarët 34, aksidentalisht 34 e të vdekur310. Gjithësej dëshmorë partizanë 3442. Numri i partizanëve të vrarë nga pushtuesit fashistë e nazistë rreth 1996. Në fjalorin enciklopedik (ribotim 2009), janë 2397 dëshmorë, sipas statusit “dëshmor i atdheut.”
E.Hoxha ka deklaruar se “ LNçL ka pasur qëllim marrjen e pushtetit.” Një fatkeqësi tepër e madhe, që nuk do t`i ndahej Shqipërisë për gati gjysmë shekulli, ishte se Lufta civile ia la vendin një masakre tjetër ,Luftës së klasave; të dyja mbajtur ndezur nga PKSH. Lufta e klasave nuk linte qelizë të shoqërisë pa prekur. D.Agoll në qershor 1991 është shprehur:”Lufta e klasave mbolli farën e frikës e terrorit te të gjithë komunistët dhe të gjithë shqiptarët. çdo gjë e zgjidhnin kulti i E.Hoxhës, i Partisë e i Sigurimit. Filloi të prishej morali i njerëzve dhe humanizmi i shoqërisë. U krijua njeriu pa individualitet e pa personalitet. Neni i agjitacion propagandës, nga më cinikët e më sadistët. Ka shkaktuar tragjedi të panumërta. Vija e shtrembër politike në ekonomi solli varfërinë deri në palcë. çdo gjë vështrohej me luftën e klasave: historia, çlirimi, kultura, letërsia, madje dhe vdekja e varrezat.” Në një nga dorëshkrimet e fundit të E.Hoxhës thuhet:” Marrëdhëniet shqiptaro -jugosllave, një dramë në dy pjesë”. Akti i parë Shqipëri -Jugosllavi (1941 -1948) -dashuri pa kufi. Akti II “Koha e grindjes”- marrëdhëniet shqiptaro -jugosllave, pas qershorit 1948, mbetën një projekt i parealizuar i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili botoi diptikun “Dimri i vetmisë së madhe”(Dimri i madh) dhe “Koncert në fund të dimrit”, për prishjen e marrëdhënieve me B.Sovjetik dhe me R.P të Kinës.





