Parlamenti ka votuar sot ndryshimet Kushtetuese me konsensus, që i hapin rrugë dekriminalizimit. Në rend dite ishin 5 nene, të cilat u votuan me 131 vota në tërësi.
Ndryshimet Kushtetuese kanë prekur 5 nene të saj. Ligji për ndryshimet Kushtetuese hyn në fuqi menjëherë në Fletoren Zyrtare.
Ndërkohë, Parlamenti ka hedhur poshtë me shumicë të thjeshtë amendamentet e propozuara nga PDIU, për moslejimin të kandidimit në poste publike të personave që kanë mbajtur dhe ushtruar poste gjatë regjimit komunist.