Numri 3 në listën zgjedhore të Partisë Kristian Demokrate, Mirela Ferracaku, bëhet automatikisht deputete, pasi numri 2 në listën e kësaj partie, Arben Frroku është në arrati.  

Po kush është zonja Ferracaku?

Sipas CV-së së saj, Ferracaku ka lindur në fshatin Trush të Shkodrës. Arsimi i saj është i mesëm dhe 3-vjeçaren e Fakultetit të Infermierisë.

Deri në vitin 2012, Ferracaku ka punuar si ndihmësmjeke në Komunën Berdicë, vit kur ka hyrë në politikë. Fillimisht është afruar me Bamir Topin dhe më pas me Partinë KristianDemokratike, shkruan syri.net.

Aktualisht Ferracaku ndodhet jashtë vendit për arsye shëndetësore por me datë 24 dhjetor pritet të betohet si deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.