Këtë të martë ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë në emër të Zotit dhe në shenjë falenderimi ndaj tij.
Në një ditë të veçantë si kjo nuk kanë munguar as urimet për besimtarët myslimanë për agjërim të lehtë dhe të pranuar nga figura të njohura të politikës shqiptare.
“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar! Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare. Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!”, shkruan kryedemokrati Lulzim Basha.
“Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët muslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan kryeministri Edi Rama.
“Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë ju, të dashur motra e vëllezër besimtarë myslimanë. Muaji i Shenjtë i Ramazanit që nisi sot, është muaj i faljes dhe mirëkuptimit, i cili afron njerëzit më shumë me krijuesin, lartëson vlerat më të mira dhe rrit forcën e çdonjërit për përballimin me sukses të sfidave që përballemi në familje, në shoqëri dhe në Shqipëri. Paqja dhe mirësia qoftë në zemrat dhe shtëpitë e çdo shqiptari!”, shkruan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Gezuar miresite e muajit te Madheruar te Ramazanit ! Agjerim te mbare , te lehte e te pranuar , per te gjithe besimtaret Muslimane ! Cdo urim para fjales se Zotit do te ishte i kote: “Muaji i Ramazanit në të cilin zbriti Kurani udhëzim për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i saj nga rruga e shtrembër, këdo që e gjen ky muaj le ta agjërojë atë” Suretu El-Bekare: 185.”, shkruan kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.
“Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam, Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!
I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.
Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!
NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!”, shkruan Presidenti Ilir Meta.
“Sot besimtarët myslimanë nisin kremtimin e muajit të bukur e të bekuar të Ramazanit. U uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lumturi në familje. Edhe pse me vështirësitë dhe kufizimet që na ka imponuar pandemia, ky muaj na shtoftë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Mesazh urimi per Muajin e Madherueshem te Ramazanit! Te dashur miq!Besimtaret muslimane nisin sonte muajin e madherueshem te agjerimit, gjate te ciles ata i afrohen krijuesit te tyre me lutje dhe sakrifice. Une uroj qe Zoti te pranoje adhurimin e tyre dhe t’ua shperbleje me me te mirat per familjet e tyre dhe vendin tone dhe qe ne perfundim te ketij muaji premtimi i Krijuesit -lehtesimi qe vjen pas veshtiresise – te shkelqeje per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret. sb”, shkruan ish-kryeministri, Sali Berisha.
“Agjërim të lehtë, dashuri dhe solidaritet njerëzor maksimal. Sot në fillimin e muajit të Ramazanit i uroj të gjithë besimtarët muslimanë për një agjërim sa me të lehtë.
Ky muaj apelon për më shumë dashuri, më shumë dhembshuri dhe më shumë solidaritet njerëzor për çdo shqiptar që ndodhet përballë sfidave të mbijetesës, papunësisë, varfërisë dhe pa-aftësisë për punë.
Harmonia fetare dhe solidariteti i përbashkët midis të gjithë besimeve fetare – pasuria jonë kombëtare që lehtëson çdo dhimbje njerëzore dhe sfidë jo vetëm personale.”, shkruan kreu i PAA, Agron Duka.





