Debat i ashpër mes gazetarit Robert Rakipllari dhe analistit Frrok Çupi.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, Rakipllari dhe Çupi kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Çupi i tha Rakipllarit se është pronë e Presidentit Ilir Meta, ndërsa gazetari e quajti analistin spiun të Sigurimit të Shtetit.

DEBATI

Rakipllari: Presidenti i republikës mund të shkojë në çdo vend të republikës. Shqipëria ka një problem, ai është standardi i zgjedhjeve, janë deformuar, vjedhur. Nëse presidenti jep një kontribut. Ai mund të shkojë ku të dojë.

Çupi: S’ka punë me vjedhjen e votës. A e ke lexuar kushtetutën?

Rakipllari: Ai po jep mesazhin që të mos vidhet vota.

Çupi: Çfarë po thua, presidenti nuk ka punë me policinë, të dalë i dehur në publik, të rrahë policët.

Rakipllari: Ka pasur një etikë në të folurën publike, ti po e shkel, unë s’po e mbroj Ilir Metën.

Çupi: Nuk bën thirrje presidenti.

Rakipllari: Bën pra bën thirrje. Unë këtë kënd shoh.

Çupi: Mos e shfaq kaq shumë mbrojtjen, se e di që jeni pronë e Ilir Metës.

Rakipllari: Ti ke qenë spiun i Sigurimit të Shtetit dhe më thua.

Çupi: Do të të çoj në gjyq.

Rakipllari: Ti je një shpifës ordiner.

Çupi: Ky do të shkojë në gjyq.

Rakipllari: Mos u merr me mua personalisht.

Çupi: Ik o budalla i dashur.