6dhjetor 2015 – Një erëz e njohur, por ndoshta jo shumë e përdorshme, kanella ka disa efekte pozitive ne organizmin tonë. Ajo ndihmon punën e trurit, ndihmon për humbjen në peshë e madje edhe për zemrën.

Rrit funksionin e trurit

Kanella përmirëson funksionin e trurit, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, redukton rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e alzajmerit. Të konsumoni pak kanellë ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon dhimbjen e kokës.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Sipas një studimi të kryer nga “Penn State” duke shtuar erëza si kanellë ose shafranin e Indisë zvogëloni efektet negative të ushqimit të yndyrshëm. Shtimi i kanellës apo shafranit të Indisë mund të jetë një zgjidhje e mirë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse e kombinoni me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime gjimnastikore, kanella mund t’ju ndihmojë të bini në peshë. Ajo ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak, gjë që luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës.

Përmirëson shëndetin

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si: dispepsi, diarre, si dhe në zbutjen e dhimbjeve kronike si artriti. Rekomandohet gjithashtu që ta shtoni atë në përbërje të supave tuaja të preferuara.

Parandalon kancerin

Konsumimi i kanellës ndalon përhapjen e qelizave të kancerit. Shtoni një gjysmë luge çaji kanellë pluhur në gotën e qumështit për të përfituar vetitë e saj luftuese ndaj kancerit.

Është e mirë për shëndetin oral

Kanella është një nga përbërësit e njohur të çamçakëzëve, pasi ka veti antibakteriale dhe ndihmon mishrat e dhëmbëve nga dëmet gjithashtu mund të ndihmojë për një frymëmarrje më të freskët.

Është e mirë për lëkurën tuaj

Kanella largon skuqjet dhe kruarjet nga lëkura si dhe lufton aknet në fytyrë. Ajo mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve muskulore. /femina.al/