Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e Europol, se Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Europian.
Meta shkruan në Facebook se droga e trafiqet po ja nxijnë faqen e po e rrënojnë Shqipërinë, prandaj 25 prilli është referendum popullor që ato t’i përkasin të shkuarës.
“Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë.
Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”.
Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës”
Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila…
Posted by Ilir Meta on Monday, April 12, 2021





