3 dhjetor 2015 – Të konsumosh sa më shumë peshk do të thotë jesh më pak i rrezikuar nga depresioni.

Ky është rezultati i studimit të publikuar  nga ‘’Time Magazine”.

Studiuesit kanë kontrollluar  26 studime  përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.

Pas vëzhgimit të 150.278 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 %  riskun e prekjes nga depresioni.

Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit.

/portali DurresLajm/