Në vijim të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit, Lefter Koka, ka zhvilluar takime me banorët e lagjes 17 të qytetit.
Gjatë takimit, Koka theksoi se Partia Socialiste është në aleancë me qytetarët, si një ndër forcat politike më transparente në vendin tonë.
“Unë, gjatë këtyre viteve si deputet, kam parë se dëshira, vullneti i Partisë Socialiste, është shumë më i madh se i Partisë Demokratike. Kjo që Partia Socialiste ka bërë, është aleanca me qytetarët dhe ka qenë ndoshta një ndër forcat politike më transparente për të dialoguar dhe në fund fare, të evidentosh gabimin dhe ta korigjosh atë, është shumë më e rëndësishme se mos ta konsiderosh fare qytetarin”, u shpreh Koka gjatë fjalës së tij.
Ndërsa foli për bilancin e 8 viteve qeverisje, deputeti Koka tha se nevojat e qytetarëve nuk mund të jenë në proporcion të drejtë me punën e qeverisë, por puna e bërë deri më tani, tregon angazhim serioz në shërbim të qytetarëve të vendit tonë.
“A kemi bërë shumë? Në mënyrë të padiskutushme, dëshirat dhe kërkesat e një qytetari, një kryefamiljari, një të riu, nuk mund të shkojë në mënyrë të barabartë me atë që një qeveri mund të bëjë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.”, tha Koka.
Duke u ndalur në Durrës, ka kohë që ka filluar projekti madhor i transformimit të Portit dhe ky është një vendim shumë i rëndësishëm jo vetëm për Durrësin por për mbarë vendin. Investim që do të bëhet për Portin Turistik dhe spostimi i portit industrial, unë do ta konsideroja nga njëra anë një vlerë të shtuar për turizmin jo vetëm për shqiptarët, por edhe rajonal dhe europian. Gjithashtu dhe ndërtimi i portiti inustrual në Porto Romano, bashkë me zonën e lirë ekonomike, ku plan-biznesi i paraqitur dëshmon se bëhet fjalë punësim të mbi 10 mijë qytetarëve”, u shpreh në fund të fjalës së tij, kandidati i renditur i 7 në listën e socialistëve të Durrësit.





