Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Kavajës.
Mësohet se një motori i ka ndërprerë rrugën dhe është përplasur me një tip makinë “Audi”.
Si pasojë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.
Në vendngjarje erdhi policia për të bërë ekspertizën, gjithashtu dhe ambulanca për të marrë të aksidentuarin dhe u nis drejt Tiranës.





