Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur ndalohet nga policia këngëtarja Fjolla Morina, e cila ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për trafik armësh.
“Prive” ka siguruar pamjet në fjalë ku shihet Fjolla, në shoqërinë e disa personave, teksa diskuton me policët.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak kohë më parë.





