Deputeti Lefter Koka ka vijuar me takimet elektorale, duke u ndalur në bashkëbisedim me banorët e lagjes 7 të Durrësit. Gjatë fjalës së tij, Koka u shpreh se qeveria në 8 vite ka bërë punë të mirë, duke përmendur formalizimin e disa sektorëve, mirëmenaxhimin gjatë tërmetit dhe pandemisë, 
“Me të vërtetë tërmeti nga njëra anë i shkaktoi një dëm të madh ekonomik familjeve shqiptare, ekonomisë, buxhetit të shtetit, por na bëri më solidarë dhe ne u ringritëm. Unë besoj sot, ne jemi shumë më të fortë”,– tha Koka. 

Më tej, kandidati socialist u shpreh se kryeministri Rama ka dëshirë dhe vullnetin për të bërë më të mirën për vendin, ndërsa kandidimi i tij si deputet në qarkun e Durrësit, shton  përgjegjësinë që Partia Socialiste të marrë më shumë se 8 deputetë në këtë qark. 

“Kam parë tek Rama vullnetin dhe dëshirën për të bërë më të mirën për vendin e tij. Sot ne kemi Ramën kandidat në qarkun e Durrësit. Dëshira që unë kam është që PS të vazhdojë të qeverisë vendin për të përfunduar punët e nisura”,- tha ai.