Nga Anika Dokle /Letër publike
7 janar 2015 – Zotërinj të kollarisur dhe të parfumosur dhe zonja të veshura në Prada, me lista emërore mjekësh në dorë, bëjnë kontrollin e prezencës në Spitalet Terciare. Nuk duan t’ja dine cfare nuk shkon me sherbimin spitalor:
-Nuk ka aparatura që të mbulojnë nevojat e spitalit.
-Nuk ka material laboratorik i nevojshëm për të bërë DIAGNOZË të denjë për një Spital Terciar.
-Nuk ka ilaçe, as nga ato që përfshihen në protokollet e trajtimit.
-Nuk ka personel të mesëm (vazhdon emërimi i mjekëve të rinj pa kriter).
-Nuk zbatohet Sistemi i Referimit (radhë të gjata të papërballueshme)
-Nuk ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë etj., etj.
Asnjë vlerësim të treguesve të performancës së mjekëve! Vetëm PREZENCA (plot mjekë që tolloviten 8 orë nëpër spital)!
Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushtae!!!
Duart Lart!!!!