Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë ekskluzivisht në Tiranë këtë verë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se reperi i njohur amerikan, Kanye West do të mbajë koncertin më 11 korrik. Rama ka shoqëruar postimin me një foto të reperit nga një prej përformancave të tij të mëparshme, si dhe me këngën “God is”, një këngë me frymë fetare që West e ka publikuar gjashtë vjet më parë.
Për këtë koncert do të ndërtohet një stadium i posaçëm me një kapacitet prej 60,000 spektatorësh. Stadiumi po ndërtohet ekskluzivisht për këtë performancë si një strukturë e përkohshme, i vendosur përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, rreth 2 kilometra nga qendra e qytetit.
“Më 11 korrik 2026, Ye (Kanye West) vjen në Shqipëri për një performancë ONE-NIGHT-ONLY që pritet të hyjë në histori. Një super-produksion i standardeve globale, një eksperiencë që shkon përtej një koncerti.
Nga The College Dropout te Donda, një ikonë që ka ndryshuar muzikën, modën dhe kulturën botërore, ngjitet në një skenë të ndërtuar enkas: Eagle Stadium, me rreth 60,000 spektatorë, në Kashar, afër aksit Tiranë–Durrës.
Ky nuk është vetëm një event.
Është një moment që vendos Shqipërinë në hartën e eventeve më të mëdha ndërkombëtare. 🇦🇱✨
🎟️ 11 Korrik 2026
📍 Eagle Stadium, Kashar – Tiranë”, shkruan Rama.





