Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës një premtim që u mbajt vetëm nga qeveria e tij.
Dhe për ta vërtetuar këtë, Rama postoi në Facebook një letër të vitit 1930, kohë kur një përfaqësi e komunitetit i drejtohej me një shkresë mbretit Ahmet Zogu për ndërtimin e kësaj rrugës.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama.
Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën…
Posted by Edi Rama on Sunday, April 11, 2021





