Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka publikuar në Facebook një foto të spitalit Psikiatrik të Vlorës, ndërsa shkruan se i sëmuri i Surrelit ka bërë gati dhomën, ku do flejë më 26 prill.
Sipas Blushit, skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.
Ai paralajmëron se socialistët nuk i shmangen dot përballjes me Presidentin Meta dhe se ora e gjykimit popullor po afron.
POSTIMI I PLOTË
I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.
Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!
Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.
Ora e gjykimit popullor po afron!
Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!
Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!
Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!
I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në…
Posted by Tedi Blushi on Sunday, April 11, 2021





