Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Emina përmes një fotografie të ëmbël me dy vajzat e saj, Mia Soraya dhe Ella Faria, teksa zbulon edhe gjininë e bebit.
Të tre vajzat mbajnë veshur një trupore të zezë dhe në të shkruhet: “Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”.
Në foto dallohet edhe barku i rrumbullakosur i Eminës, e cila së shpejti do të sjellë në jetë djalin e saj.





