Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se  ka nisur puna për portin e ri turistik të Sarandës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama publikon pamjet se si do të jetë pas 4 vitesh ky port. Ndër të tjera, në postim, Rama shkruan se niveli i turizmit deri në fund të mandatit të tretë do të jetë në një tjetër nivel.

“Mirëmëngjes me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama.