Kandidatja për deputete e qarkut Durrës Blerina Xhakolli Reçi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me biznesmene durrsake, por edhe përfaqësuese nga bota akademike, e artit etj.
Takimi kishte për qëllim jo vetëm prezantimin e kandidates Reçi dhe angazhimit të saj më të fundit në politikë, por njëherazi për t’u njohur edhe me vizionin që këto gra kanë për zhvillimin e ardhshëm të qytetit, problematikat e tij, por edhe diskutimi mbi ndërhyrjet që mund të realizohen në të ardhmen për ta kthyer Durrësin në identitet.
“Miket e nderuara, gratë e hekurta të biznesit tonë durrsak & kombëtar, ndanë me mua sot përgëzimet e angazhimit tim në politikë dhe dinamikat e biznesit të madh në vend dhe zhvillimet e qytetit tonë.
E nderuar me shembuj të mirë dhe mike të mira në jetë !
Faleminderit!”,– shkruan kandidatja Reçi në rrjete sociale.
Miket e nderuara, gratë e hekurta të biznesit tonë durrsak & kombëtar, ndanë me mua sot përgëzimet e angazhimit tim në…
Posted by Blerina Reci Xhakolli on Friday, April 9, 2021





