Fitorja në supersfidën ndaj Laçit të shtunën e shkuar e katapultoi Teutën në kreun e renditjes dhe tashmë detyra më e vështirë është për ta mbajtur pozicionin numër 1.

Trajneri Edi Martini e tha menjëherë pas fitores kundër bardhezinjve që tashmë Teutën e presin dy ndeshje shumë të vështira ndaj Apolonisë dhe Skënderbeut.

Sfida e radhës është në Fier përballë ekipit që vërtet ka vendin e fundit, por që ka treguar gjatë këtij sezoni se e ka aftësinë për të bllokuar këdo kundërshtar.

Tekniku i “djemve të detit” e ka të konturuar formacionin edhe pse shqetëson ende dëmtimi i Kouros, gjithsesi performancat e Jackson kanë qënë mjaft të mira deri më tani.

Në sulm forma e bekuar e Dejvi Bregut është arma më e fortë për Teutën. Durrsakët nuk humbasin prej 10 ndeshjesh duke përfshirë edhe Kupën dhe synojnë fitoren e radhës në “Loni Papuçiu”. Ndërkaq që Apolonia duket se dalëngadalë po merr rrrugën e kthimit në Kategorinë e Parë.

12 ndeshje pa fitore ndër të cilat 7 humbje kanë bërë që diferenca me zonën play-out të jetë 9 pikë, që në këtë oment të kampionatiti duken shumë vështirë të rikuperueshme për bardhëjeshilët, gjithsesi nëse fierakët dëshirojnë të qëndrojnë në luftë duhet të fitojnë me skuadrën e vendit të parë.