Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaron se Albcontrol është rikthyer në normalitet të plotë.

Në një postim në “Twitter”, Balluku shprehet se disa kontrollorë shqiptarë janë rikthyer në detyrë, ndërsa kërkon që  drejtësia të zbardhë të gjithë ngjarjen.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”-shkruan Balluku.